Kaos në aeroportin e Kabulit, 20 viktima në një javë

Kaos në aeroportin e Kabulit, 20 viktima në një javë

Të paktën shtatë civilë afganë kanë mbetur të vdekur pasi janë shtypur nga turmat jashtë aeroporit të Kabulit, ndërkohë që njerëzit përpiqen të ikin me çdo kusht nga vendi. Rreth 4 500 trupa amerikane janë nën kontrollin e përkohshëm të aeroportit të Kabulit, si dhe rreth 900 ushtarë britanikë janë gjithashtu në patrullimin në vend, si pjesë e përpjekjeve për të siguruar fluturimet e evakuimit.

Nga krahu tjetër, militantët talebanë kanë ngritur postblloqe rreth perimetrit të aeroportit dhe kanë bllokuar afganët për dokumentet e udhëtimit, ende pa hyrë në aeroport.

Mary-Ellen McGroarty, drejtoresha e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së për Afganistanin, tha se veprimi i shpejtë i koordinuar është i domosdoshëm.

"Ne duhet të dërgojmë furnizime në vend, jo vetëm në aspektin e ushqimit, por furnizimet mjekësore, furnizimet e strehimit. Kemi nevojë për para dhe na duhen tani. Përndryshe kjo situatë do të kthehet në një katastrofë të plotë humanitare".

Tony Blair, ish-kryeministër britanik, që ka çuar trupat ushtarake në luftë në Afganistan më 2001, e ka konsideruar tërheqjen ushtarake të Perëndimit nga ky shtet si “të rrezikshme” dhe “të panevojshme”.

Të paktën 20 persona kanë vdekur në shtatë ditët e fundit në dhe përreth aeroportit të Kabulit gjatë evakuimeve pasi talebanët morën kontrollin e kryeqytetit afgan në 15 gusht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy