
Në përfundim të ceremonisë së ngritjes së Flamurit, Meta theksoi se sot ka vetëm mesazhe bashkimi dhe se flamuri është i të gjithë shqiptarëve.
Ai tha se është një frymëzim për t’u bashkuar dhe për të reflektuar në mënyrë që Shqipëria të jetë vërtetë zonjë dhe të ketë vendin që meriton prej kohësh në BE.
Si mund të lëmë ne në heshtje festën më të rëndësishme të kombit tonë, ditën e Flamurit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe ditën e ditëlindjes së Adem Jasharit. Sot kemi vetëm mesazhe bashkimi kudo për të gjithë shqiptarët sepse ky është flamuri i të gjithë shqiptarëve, është flamuri i Ismail Qemalit, por është dhe flamuri i Isa Boletinit. Është një frymëzim për t’u bashkuar dhe për të reflektuar në mënyrë që Shqipëria të jetë vërtetë zonjë dhe të ketë vendin që meriton prej kohësh në BE
Mbahet ceremonia e ngritjes së Flamurit, Meta e Rama në Vlorë
Shqipëria feston sot 109-vjetorin e krijimit të shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.
Në festimet e sotme në Vlorë, ngritja e Flamurit është bërë në sheshin me të njëjtin emër në Vlorë.
Meta e Rama kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit, teksa më pas kanë zhvilluar homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në monumentin e Pavarësisë.
E pranishme ishte dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, si dhe drejtues lokalë. Disa aktivitete janë parashikuar të mbahen gjatë ditës së sotme me rastin e 28 nëntorit Ditës së Flamurit.



