Ferrari do të shpërblejë punonjësit e tij me një bonus prej 7500 euro. Shpërblimi vjen pas një viti të suksesshëm për kompaninë, pavarësisht pandemisë. Me më shumë se 600 milionë neuro fitime në vitin 2020, shifër e cila, megjithëse u ul krahasuar me 2019, ishte mbi pritshmëritë falë tremujorit të katërt record (263 milion, + 58% në 2019).
“Shpërblimi - shpjegon kompania - u shtohet masave të rëndësishme të ndara tashmë që na lejojnë të konsiderojmë si ditë pune edhe ato të periudhës së pezullimit të prodhimit - për shkak të Covid - nga 16 mars deri më 4 maj 2020. Gjatë shtatë javëve, punonjësit, puna e të cilëve nuk mund të bëhej në distancë, morën një pagë të rregullt, pa prekur sigurimet shoqërore, por me leje me pagesë të paguara nga kompania.
Ndërkohë, numri i të punësuarve vazhdon të rritet: në 2021 janë shtuar 50 punonjës të rinj në fabrikën e Maranellos, pasi punonjësit e Ferrarit, në vitin 2020, ishin rritur me 6.3% në mbi 4500 në të gjithë botën, shumica e tyre ne Itali.



