Paskal Milo: Enver Hoxha nuk ka pasur ndikim në masakrën e Tivarit, është hiperbolizim keqdashës politik

Paskal Milo: Enver Hoxha nuk ka pasur ndikim në masakrën e Tivarit, është hiperbolizim keqdashës politik

Nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV, historiani Paskal Milo foli për raportin e Enver Hoxhës me Kosovën. Milo tha se Hoxha nuk ka qenë anti-kosovar, ndërkohë që shtoi se masakra e Tivarit është e stisur dhe nuk ka lidhje me Enver Hoxhën. Historiani u shpreh se deklaratat se Hoxha ka pasur gisht në këtë masakër janë hiperbolizime politike keqdashëse.

“Në platformë e ka pasur Balli Kombëtar Kosovën se ka qenë më tepër i angazhuar për ta përdorur edhe çështjen e bashkimit me Shqipërinë. Kurse komunistët në vetvete ishin shqiptarë si gjithë të tjerët, por kufizimin ua diktoj Partia Komuniste e Jugosllavisë, veçanërisht, Tempo. Nuk mendoj se ka bazë ajo që thuhet për Enver Hoxhën se ka qenë anti- kosovar. Balli shfrytëzoi Konferencën e Mukjes dhe vetë Hoxha e ka thënë që kemi paguar çmim të rëndë në lidhje me Kosovën. Masakra e Tivarit nuk ka lidhje me Enver Hoxhën, është e stisur. Mund të ketë fakte të tjera bashkëpunimi me autoritetet jugosllave që i kanë marrë shqiptarët dhe ua kanë dorëzuar jugosllavëve. Por që të ketë dorë Enver Hoxha në masakrën e Tivarit ky është hiperbolizim keqdashës politik. Unë kam parë disa dokumente të tilla si letra që komandanti i divizionit të 5-të dhe komisar ka qenë Ramiz Alia. Ka letra të tyre ku përshkruajnë gjendjen e vështirë dhe keqtrajtimin që u bëhej shqiptarëve të Kosovës”, tha Milo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy