Rënia e konsumit të karburanteve, Blushi: Pasojë e makutërisë së kryeoligarkut të naftës

Rënia e konsumit të karburanteve, Blushi: Pasojë e makutërisë së kryeoligarkut të naftës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi deklaron se rënia e konsumit të karburanteve është një nga efektet rrënuese për ekonominë dhe turizmin nga çmimi marramendës i naftës.

Duke iu referuar të dhënave nga Doganat për muajin korrik, që tregojnë se konsumi i karburanteve vijoi tkurrjen edhe në korrik, ndërsa të dhënat e ditëve të para të muajit gusht tregojnë se tendenca rënëse është thelluar, Blushi shkruan se nëse Artistit nuk i pëlqejnë të dhënat e Doganave, atëherë duhet të pranojë se kontrabanda e naftës, që e garanton shteti dhe prej së cilës ai është përfituesi kryesor, është në nivelin 50%.

Konsumi i karburanteve, sipas të dhënave nga vetë Doganat, është tkurrur ndjeshëm në muajin korrik, duke zbritur në nivelin e vitit 2020, kur vendi vuante nga kufizimet për shkak të pandemisë. Këto janë pasojat e makutërisë së kryeoligarkut të naftës Edi Rama, me çmimet qiellore të karburantit, që vetë i kontrollon dhe po vetë i vendos, me Bordin e vjedhjes së qytetarëve. Nëse Artistit që vjedh çdo ditë me çmimin e karburanteve nuk i pëlqejnë të dhënat e Doganave, atëherë duhet të pranojë se kontrabanda e naftës, që e garanton shteti dhe prej së cilës ai është përfituesi kryesor, është në nivelin 50%.

No photo description available.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy