BE i zgjat Greqisë afatin e reduktimit të kredive të këqija

BE i zgjat Greqisë afatin e reduktimit të kredive të këqija

Greqia mori sot mbështetjen e rregullatorëve të konkurrencës së BE për të zgjatur skemën e saj të reduktimit të kredisë së keqe "Hercules". Kjo do të ndihmojë bankat të zvogëlojnë kreditë e këqija që rëndojnë mbi bilancet e tyre.

Skema u lançua në tetor 2019 për të ndihmuar bankat e vendit të shkarkojnë deri në 30 miliardë euro nga kreditë e këqija duke kthyer paketat e kredive të zhvlerësuara në letra me vlerë të mbështetura në asete që mund t'u shiten investitorëve. Athina dëshiron ta zgjasë skemën deri në tetor 2022.

Komisioni Evropian tha se miratimi i skemës vjen me kushtin që nuk do të përfshihet ndihma shtetërore.

"Unë mirëpres zgjatjen e skemës Hercules, e cila ka rezultuar shumë e suksesshme në ofrimin e një zgjidhjeje konform tregut për të zeruar kreditë me probleme nga bilancet e bankave greke, pa dhënë ndihmë ose deformuar konkurrencën", tha Komisionerja Evropiane e Konkurrencës, Margrethe Vestager në një deklaratë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy