Tekstet shkollore në Rusi do mësojnë se lufta në Ukrainë është e drejtë dhe e kërkuar nga Perëndimi

Tekstet shkollore në Rusi do mësojnë se lufta në Ukrainë është e drejtë dhe e kërkuar nga Perëndimi

Tekstet e reja shkollore për nxënësit rusë do shkruajnë se lufta në Ukrainë është e drejtë dhe se Perëndimi po komploton me Kievin për të shkatërruar Moskën.

Një përpjekje për të indoktrinuar, për t’i dhënë formë historisë do t’u prezantohet nxënësve. Sipas fragmenteve të publikuara nga mediat e Moskës, tekstet e historisë për vitin e ri shkollor do të lexojnë se Putini “shpëtoi shoqërinë ruse” duke filluar një operacion special ushtarak në Ukrainë.

Teksti në fjalë titullohet “Historia ruse, 1945-fillimi i shekullit 21” dhe u prezantua në mediat e Moskës si një vëllim i redaktuar nga këshilltari presidencial Vladimir Medinsky.

Ish-ministrja e Kulturës është një nga bashkautoret e librit i cili së shpejti do të jetë në duart e nxënësve në mbarë vendin. I miratuar zyrtarisht nga autoritetet, libri i historisë përmend ngjarjet e fundit si pushtimi në shkallë të gjerë i Ukrainës që filloi në shkurt 2022.

Nga shtatori do të miratohet në shkollat ​​e mesme ruse, do të studiohet nga adoleshentë të moshës 17-18 vjeç që janë në vitin e fundit, viti i njëmbëdhjetë, sipas sistemit shkollor rus.

Në vëllim, lufta në Ukrainë interpretohet si një ngjarje e pashmangshme për shkak të presionit nga Perëndimi, i përshkruar si “të vendosur për të destabilizuar Rusinë”.

Në libër thuhet se për të shmangur fundin e Moskës dhe popullit të saj, Presidenti Vladimir Putin nisi operacionin e tij special ushtarak.

Sipas vëllimit të historisë, Perëndimi kishte zbatuar një propagandë të “rusofobisë” me qëllim izolimin dhe shkatërrimin e Rusisë.

Para se të “diskriminonin Moskën dhe banorët e saj”, Evropa dhe SHBA dyshohet se u përpoqën ta tërhiqnin vendin në konflikte të ndryshme, “për ta dobësuar atë dhe për të marrë kontrollin e pasurisë së saj minerale”.

Në faqet e librit shkollor përsëriten edhe klishe të shumta propagandistike të Kremlinit, si agresiviteti i Ukrainës dhe “qeveria e saj e ekstremistëve të manipuluar nga Perëndimi”.

Së fundi, në tekst, Kievi është portretizuar si një shpikje gjeografike e krijuar për të kundërshtuar Rusinë.

Madje edhe flamuri blu dhe i verdhë i Ukrainës thuhet se u krijua nga austriakët, të etur për të bindur popullin ukrainas se ata janë të ndryshëm nga rusët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy