Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se ajo që po ndodh në Izrael është "e tmerrshme".
Duke folur në një konferencë në Moskë, Putin, i cili kërkohet nga Gjykata ndërkombëtare Penale për akuzat për krime lufte në lidhje me Ukrainën i bëri thirrje të dyja palëve që të minimizojnë vdekjet e civilëve. Ai akuzoi gjithashtu SHBA-në për nxitje të tensionit.
Po ashtu Putin tha se hamendësimet se Irani është i përfshirë në sulmin e Hamasit janë ta pabaza.
Lideri suprem i Iranit dje mohoi përfshirjen e tij në konflikt.
Teherani ka qenë një nga sponsorët kryesorë të Hamasit për shumë vite, duke i ofruar ndihmë financiare dhe armë.



