Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko, thotë se do të nisë një reformë e thellë në sistemin e burgjeve. Gjatë emisionit “Debati në Channel One”, Çuko tha se sistemipenitenciar përballet me shumë probleme, që nisin që nga mungesa e prangave.
‘Nuk ka pranga të mjaftueshme. Nuk ka skanera për të kontrolluar sende që nuk lejohen në futen në qeli. Çdo ditë bllokohen dhe kapen celularë. Uniforma e gardianit është në kufijtë e mëshirës. Paga dhe trajtimi financiar i gardianit është shumë më poshtë një polici të zakonshëm’, tha ai.
“Është e papranueshme që për të transportuar të dënuarit ne kemi përdorur edhe fasho plastike dhe kjo situatë duhet të marrë fund”, tha Çuko.



