KRONOS/ Drejtësi e re, zakone të vjetra. KLP promovon anëtarët e tij, ligji ndalon lëvizjet edhe 3 vite pas mbarimit të mandatit

KRONOS/ Drejtësi e re, zakone të vjetra. KLP promovon anëtarët e tij, ligji ndalon lëvizjet edhe 3 vite pas mbarimit të mandatit

Prej 1 majit 9 gjykata dhe prokurori shkrihen si pasojë e hartës së re gjyqsore.

Gjykata dhe prokuroria e shkallës së parë Kavajës do t'i bashkohet asaj të Durrësit, e Matit, Dibrës, Kruja, Tiranës, e Kurbinit, Lezhës, Lushnja do të zhvendoset në Fier.

Gjithashtu, qytetarët e Tropjës do të marrin shërbimin në Kukës, gjykata dhe prokuroria e Pogradecit bashkohet më atë të Korçës, e Përmetit në Gjirokastër dhe ajo e Pukës në Shkodër.

Krahas këtëtij zhvillimi në lëvizje është vënë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe ai Gjyqësorë për të bërë lëvizjet e prokurorëve dhe gjyqtarëve në sistem për shkak të riorganizimit.

Në mbledhjen e datës 24 prill qeveria e prokurorisë KLP vendosi të miratojë projekt-aktin për transferimin e përhershëm të 30 prokurorëve.

Por ajo që bie sy në këtë listë janë emrat e dy anëtarve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Esmeralda Keshi dhe Eloida Goxhi.

Para këtij projekt-akti, Keshi ishte e emruar si drejtuese në prokurorinë e Dibrës ,ndërsa Goxhi  ushtronte detyrën e drejtuese së prokurorisë së Beratit.

Me votat e 9 anëtarëve të KLP në 24 prill ato kanë përfituar emërimin në Prokurorinë e Tiranës.

Ky veprim i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka ngritur dyshime për konflikt interesi pasi ligji për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit është i qartë për këtë lloj situatë.

Nëni 43 i tij për procedurat e lëvizjes paralele e ndalon një lëvizje të tillë të anëtareve të këshillit të prokurorisë.Pika tre e këtij neni jo vetëm e perjashton anëtarin e KLP, por edhe tre vite pas mbarimit të mandatit përjashtohet nga lëvizja paralele.

“Kandidati që ka ushtruar funksionin si anëtar i Këshillit, përjashtohet nga procedura e lëvizjes paralele gjatë kohës së ushtrimit të funksionit si anëtar, si dhe tre vjet pas mbarimit të mandatit”, neni 43 e ligjit për statusin e magjistratit.

Për të kuptuar se çfarë po ndodh ne do të shpjegojmë strukturën e prokurorisë së Dibrës e cila ka në përbërje të saj 6 prokurorë.

Aktualisht në këtë institucion ushtrojnë detyrën 5 prokurorë dhe një vend është vakant, i cili nuk është plotësuar.

Me ndarjen e re Prokurorisë së Dibrës i bashkohet edhe ajo Matit dhe struktura bëhet 8 prokurorë.

Në prokurorinë e Matit ushtronin detyrën 2 prokurorë dhe bashkë me 5 prokurorët e Dibrës struktura bëhet me 7. Përsëri strukturës i mungon 1 prokuror dhe është e paqartë se përsë Këshilli i Lartë i Prokurorisë e ka lëvizur anëtaren e saj Esmeralda Keshi nga Dibra ku ajo ka emërimin në këtë qytet.

Ne i kërkuam një reagim Këshillit të Lartë të Prokurorisë për këtë cëhstje. Ky institucion na vuri në dispozicion një informacion se ku është bazuar për këtë vendimarrje në mledhjen e datës 24 prill 2023. Aty sqarohet se vendet e dy prokurorove Keshi dhe Goxhi ishin zënë nga emërimi i magjistratëve të rinj.

Sikurse u citua më sipër kishte dy prokurorë pozicioni i së cilëve në strukturat e prokurorive ku ata ishin caktuar në mënyrë të përhershme, ishte suprimuar, për pasojë pozicionet e lira të përhershme në prokuroritë e të njëjtës shkallë dhe të njëjtës lëndë, para se ti ofroheshin lëvizjes paralele nëpërmjet shpalljes u janë ofruar këtyre magjistratëve”, thotë Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

E njejta gjë në fund të muajit janar është bërë edhe nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë i cili vendosi të tranferojë nga gjykata e Kurbinit në atë të Tiranës anëtaren e tij Marçela Shehu. KLGJ argumentoi se vendimi I saj nuk ishte në koflikt interesi por se kishte bërë tranferim të detyruar të Shehut për shkak se harta e re gjyqsore e kishte nxjerre jashtë strukturës së gjykatës së Kurbit.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy