Greqia ka konfirmuar rastin e 10-të me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë në Greqi deklaroi se pacientja është një grua 66 vjeçe dhe po kurohet në spitalin e Patras.
Aktualisht, ajo është në gjëndje të mirë shëndetësore.
Mësohet se rritja e numrit të të prekurve ka alarmuar vendin fqinj, të cilët kanë urdhëruar edhe mbylljen e shkollave në disa zona deri në datën 6 mars.
Edhe Italia, vendi më i prekur në Europë, me 107 viktima ka mbyllur shkollat dhe universitetet, deri në mesin e muajit mars.



