
Zlatan Ibrahimovic bën lajm edhe kur nuk luan. Jo vetëm për “përshëndetjet” me gishtin e mesit për Krishtlindje, por edhe për blerjet e tij "të çmendura". Dhe nuk është hera e parë. Kështu që ndërsa ai po rikuperohet nga dëmtimi i fundit, sulmuesi suedez bleu një pyll në kufirin me Norvegjinë prej rreth një mijë hektarë, duke shpenzuar një shifër afër tre milion euro. Jo keq, me pak fjalë.
Pylli - raporton Gazzetta - ndodhet në zonën Are dhe në ato pjesë Zlatan zotëron një vilë afër malit Copperhill, ku i pëlqen të kalojë pushimet duke iu përkushtuar gjuetisë, peshkimit dhe lëvizjes së dëborës. Një investim i rëndësishëm që i shtohet shtëpisë në liqenin Kälapannsjön, e përdorur si bazë për udhëtime gjuetie dhe në atë të Tvärådalen.
Nga kisha në ishull
Sidoqoftë, ky nuk është shpenzimi i vetëm i çmendur i Ibrahimoviçit. Kohë më parë, sulmuesi i Milanit kishte blerë ishullin Davensö, i cili ndodhet në Stokholm, në mes të Liqenit Mälaren. Në listën e shpenzimeve të tij të çmendura është edhe një kishë. Ai ka shpenzuar gati 12 milionë euro për ta blerë. Në fund të fundit, Ibrahimoviç e ka krahasuar veten në mënyrë të përsëritur me Zotin, edhe pse ai në të vërtetë dëshironte ta rinovonte kishën për të jetuar atje një ditë, mbase kur të ndalojë së luajturi futboll. Një pallat prej 900 metrash katrorë në katër kate. Nëse kalojmë nag pasuritë e paluajtshme në objektet e përditshme, si mund të harrojmë pasionin e tij për super veturat nga Porsche Spider 775 000 euro te një Ferrari Monza Sp2 1 600 000 euro.



