Ndërsa konflikti në Ukrainë vijon dhe vazhdon të mbjellë tmerr, Patriarku i Moskës Kirill shfaqet në mbrojte të luftës.
Gjatë fjalës së mbajtur në Katedralen Patriarkale me forcat e armatosura, ai tha: “Ne jemi një vend që e duam paqen dhe nuk kemi dëshirë për luftë, por e duam atdheun tonë dhe do të jemi të gatshëm ta mbrojmë atë në atë mënyrën që vetëm rusët mund të mbrojnë vendin e tyre”.
Sipas kreut të Kishës Ortodokse Ruse shumica e vendeve të botës janë nën ndikimin kolosal të një force, “e cila sot, për fat të keq, është kundër forcës së popullit tonë”.
Atëherë edhe ne duhet të jemi shumë të fortë. Kur them ne, para së gjithash kam parasysh forcat e armatosura, por jo vetëm. I gjithë populli ynë sot duhet të zgjohet.



