Gjykata e Tiranës, “arrest me burg” në mungesë për Agim Kajmakun

Gjykata e Tiranës, “arrest me burg” në mungesë për Agim Kajmakun

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” në mungesë për ish-kreun e Bashkisë Vorë, Agim Kajmaku, ndaj të cilit prokuroria lëshoi urdhrin e arrestit një ditë më parë.

Ndërkaq, gjykata ka urdhëruar kontrollin e banesës së Kajmakut, me qëllim gjetjen e provave që vërtetojnë shpërdorimin e detyrës.

Ish-kreu i Bashkisë Vorë u shkarkua nga KQZ më 1 nëntor pasi shkeli ligjin e dekriminalizimit duke mos deklaruar një dënim në Greqi.

Agim Kajmaku është kryebashkiaku i dytë i PS, i zgjedhur në 30 qershor, i cili largohet nga detyra pas akuzave të opozitës.

Para Kajmakut u largua nga detyra Valdrin Pjetri, i cili ishte kryebashkiak në Bashkinë e Shkodrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy