
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur kalimin për gjykim në themel të çështjes penale ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.
Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, në një prononcim për emisionin “Të Paekspozuarit”, deklaroi se hetimi është i mangët, por pavarësisht kësaj çështja është dërguar për gjykim.
Sipas tij, mbrojtja do ta përqendrojë betejën në gjykatë.
Pas 7 muajsh seancë paraprake dhe dhjetëra seanca gjyqësore, më në fund iu dha fund hetimit gjyqësor.
Ne nuk kemi gjë me prokurorinë, betejën e kemi me gjykatën, pasi prokuroria edhe mund të çmendet.Zonja Gjoka, ka relatuar të gjitha provat tona, i ka pranuar kërkesat tona, ka pranuar që hetimet nuk janë të plota, duhen pyetur dëshmitarë, por nuk ka vendosur ta kthejë çështjen për rihetim, të caktojë detyrat përkatëse, por ka thënë, mund ti kërkoni këto në themel.
Gjyqtarja e seancës paraprake, që filtron procesin hetimor, kontrollon nëse dosja është e plotë ose jo, ka vendosur ta kalojë në gjykim. Meta vetë ka qenë që të kalojë në gjykim sa më shpejt sepse do të përballet.
Por ne si avokatë kemi kërkuar pse të qëndrojë presidenti në paraburgim, kur nuk mund të prishë provat, nuk ka rrezikshmëri për largim, e me radhë.
Kemi folur në çdo seancë dhe do vazhdoj të flas. Sot kam bërë kërkesën për zëvendësim mase.
Pse të qëndrojë Meta në paraburgim? Kjo është drejtësi bolshevike. Masat e sigurimit po kthehen në inkuizicion.
Ne nuk jemi kundër hetimit, dënimit, procedurave, por jemi kundër mënyrës represive që përdoret nga gjykata, për të mbajtur zotin Meta në paraburgim.
Kjo situatë ka krijuar një lloj ‘teatri’ procedural dhe ka zvarritur procesin pa arsye.
Kjo është një “drejtësi bolshevike që flet anglisht” dhe duke kundërshtuar mënyrën se si po trajtohet çështja nga gjykata.



