Pse u anulua tenderi i Porto-Romanos?/ Xama: U ankua kompania në ambasadën holandeze

Pse u anulua tenderi i Porto-Romanos?/ Xama: U ankua kompania në ambasadën holandeze

Tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano është anuluar pasi kompania e vetme që kishte mbetur në garë nuk paraqiti ofertën financiare.

Gazetarja Ola Xama, në një shpjegim në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se dështimi i tenderit lidhet me një sërë ankesash nga kompanitë pjesëmarrëse dhe me nisjen e hetimeve nga SPAK.

 

Sipas Xamës, gjatë procesit pati disa skualifikime, një kompani kineze u përjashtua nga gara, ndërsa një konsorcium belgo-francez u skualifikua pasi nuk paraqiti dokumentacionin e kërkuar për projektet e mëparshme. 

 

Një kompani holandeze, sipas saj, gjithashtu u skualifikua, pasi nuk arriti të kryente në kohë procesin e ekuivalentimit të licencave për të vijuar me ofertën financiare.

 

Për herë të parë projekti i Porto Romanos, që është port i ri tregtar, ka nisur të diskutohet në 2019 dhe 2020, kur qeveria nisi negocitat me Mohamed Alabbar për marinën turistike në Portin e Durrësit, marrëveshje që u konkretizua nga Kuvendi në 2022. Në 2023 u themelua kompania e përbashkët mes shtetit dhe palës private dhe nisi zbatimi i projektit për pallate. Që në këtë vit, qeveria shpalli planin për të ndërtuar port të ri tregtar në zonën e Porto Romanos, që do të ishte ura lidhëse e Korridorit të 8.

Ka patur shumë kundërshti nga ekspertët nëse duhet të jetë porti në atë zonë, pasi porti aktualisht ka gji natyral, është më i madh në metra linear se në Porto Romano, por po ashtu edhe sa i takon gjerësisë, është 38 ha në Porto Romano dhe kemi 80 ha në Portin e Durrësit, por edhe për kapacitetet përpunues, që të bën konkurent me rajonin.

Në 2023 nisi projekti teknik. Në 2022 dëgjojmë disa deklarata nga ministrja e Infrastrukturës dhe Ramës, që tha Porti i ri do të jetë strategjike e NATO dhe ka shprehur interes NATO. Nuk u pa që aleanca të tregonte interes në investim dhe financim. Më pas, u bë takim me kompani ndërkombëtare që do ta zhvillonin me koncesion, rreth 400 mln euro që kushton për fazën e parë. Sepse për fazën e dytë mund të kapë 1 mld euro.

Sërish asnjë nga këto kompani nuk shfaqi interes. Në fund, qeveria vendosi të ndërhyjë në buxhet, kaloi 390 mln euro për ndërtimin. Tenderi u hap në korik 2024. Procedura e parë u anullua, vetëm një kompani pagoi garanci. U hap sërish, morën pjesë 5 kompani. Kompania kineze u skualifikua. Një konsorcium belgo-franceze, u skualifikua pasi nuk solli punimet që kishte kryer te një projekt në Francë, në vlera miliarda euro, sipas konsorciumit që kishte qenë, sipas rregullave në Shqipëri. Komisioni i Prokurimit Publik nuk e shqyrtonte pa paguar 2 mln euro. Për kaq ditë nuk arriti dot.

Kishte edhe një kompani hollandeze që u skualifikua. Mbeti vetëm një kompani me bazë në Qipro, Arkirodon dhe një kompani holandeze. Këto të dyja, kaluan në fazën që mund të jepnin ofertë financiare.  

Kompania hollandeze, iu kërkua të bënte ekuivalentimin e licensave në kohë, për të vijuar me dhënin e ofertën. Nuk arriti të bëjë ekuivalentimin, madje ka patur ankesa, kompania ka dërguar letër kryeministrit, ambasadës holandeze, që është interesuar pranë autoritetit portual, që përse po krijoni një skualifikim të padrejtë.

Si përfundim, edhe pas këtyre tentativave, kompania skualifikohet dhe mbetet vetëm Arkirodon, kompani e regjistruar në Qipro. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy