Dekriminalizohet aborti në Kolumbi, Amnesty International: Fitore historike për gratë

Dekriminalizohet aborti në Kolumbi, Amnesty International: Fitore historike për gratë

Kolumbia ka dekriminalizuar abortin gjatë 24 javëve të para të shtatzënisë, duke ndjekur Meksikën dhe Argjentinën që hoqën barrierat ndaj abortit.

Gjykata Kushtetuese e vendit të Amerikës së Jugut vendosi të hënën në mbrëmje me pesë vota pro dhe katër kundër për dekriminalizimin e procedurës.  

Më parë, aborti në Kolumbi lejohej vetëm kur ekzistonte rrezik për jetën ose shëndetin e nënës shtatzënë, kur kishte defekte në lindje që rrezikonin jetën e nënës, apo kur shtatëzania ishte rezultat i përdhunimit, incestit apo inseminimit artificial pa konsensus.

Festojmë këtë vendim si një fitore historike për lëvizjen e grave në Kolumbi që për dekada ka luftuar për njohjen e të drejtave të tyre”, tha Erika Guevara Rosas, drejtore e Amnesty International në Amerikën Latine.

Gratë, vajzat që do të lindin fëmijë, janë të vetmet që duhet të marrin vendime për trupin e tyre”, shtoi ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy