Kume: Ka ende ndasi mes grupit Berisha dhe grupit Bardhi. Kreu i PD i vetmi që u mëshon primareve (VIDEO)

Kume: Ka ende ndasi mes grupit Berisha dhe grupit Bardhi. Kreu i PD i vetmi që u mëshon primareve (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume tha në MCN Live që ende ka ndasi mes grupit Berisha dhe atij Bardhi, ku grupi i kryedemokratit kërkon pjesën më të madhe të tortës në zgjedhje. Kume thotë se për emërimin e Luciano Boçit si drejtues politik në Shkodër fillimisht pati skepticizëm, por tashmë këto probleme janë asimiluar.

PD në këto zgjedhje ka bërë pak a shumë të njëjtën lëvizje që ka bërë PS më herët, që u ndryshonte drejtuesve politikë qarqet. Boçi fillimisht pati një lloj skepticizmi, në fillim të prezantimit, pasi kishte persona që kishin krijuar bindje dhe pritshmëri për të qenë drejtues politik. Në Shkodër duhet edhe pak përfaqësimi fetar, nga ky aspekt ka pasur pak skepticizëm, por nga informacionet që kam, janë asimiluar këto probleme dhe ka një normalitet më të rregullt të vijueshmërisë së përgatitjes për zgjedhje. Ka akoma një ndasi të madhe mes grupimit Berisha dhe grupimit Bardhi. Nga grupimi Berisha konsiderohen si ata që kanë sakrifikuar më shumë dhe pretendojnë pjesën e madhe të tortës".

Kume tha se i vetmi nga PD që u mëshon primareve është Sali Berisha, pasi pothuajse i gjithë lidershipi demokrat është kundër. Sipas gazetarit priten ndryshime në statut, që drejtuesit politikë të shmangen nga primaret.

“I vetmi që u mëshon primareve është z.Berisha, dhe statuti i PD, sepse në dijeninë time pothuajse i gjithë lidershipi i PD nuk janë që të zhvillohen primare në këtë situatë ku ndodhet PD. Bashkimi natyral s’ka ndodhur 100 për qind. Edhe në 14 maj ndodhi dhe krijoi përplasje brenda PD. Ajo çka pritet të bëhet është që përmes normimit në statut, lidershipi po përgatit një rregullore, ku mund të sanksionohen disa gjëra, që ose të shmangen nga primaret drejtuesit politikë, ose të ketë mekanizma që mos kenë probleme për drejtuesit politikë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy