Plagoset me armë zjarri Marklen Haka, i njohur si pjesëtar i “Bandës së Niklës”, ndaj të cilit është hapur zjarr teksa lëvizte me makinë në hyrje të Niklës.
Nga të dhënat paraprake të komunikuara nga policia, bëhet e ditur se në Nikël të Krujës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri Mariglen Haka, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Në vitin 2019, 31-vjeçari i shpëtoi një atentati që iu bë në banesë ku mbeti e vrarë halla e tij, Shpresa Basha. Nga ajo ngjarje, Haka mbeti i plagosur me plumb në krah.



