Apeli i GJKKO ka shpallur ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-deputetin Alqi Bllako fajtorë dhe për shpërdorim detyre, për dosjen e inceneratorit të Elbasanit.
Koka është dënuar me 6 vite e tetë muaj burg, ndërsa Bllako me 2 vite e 8 muaj burgim.
Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit L.K. për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 të Kodit Penal për shkak se në bazë të nenit 388/1/b të K.Pr.Penale fakti nuk përbën vepër penale.
Deklarimin fajtor të të pandehurit L.K. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 6 vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit L.K. për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 287/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, i pandehuri L.K. dënohet me 8 vjet e 6 muaj burgim.
Po ashtu bëhet me dije se gjykata ka sekuestruar disa pasuri të ish-ministrit Lefter Koka.



