Hetimi pasuror ndaj Veliajt, paraqitet në SPAK biznesmeni Elman Abule (VIDEO)

Hetimi pasuror ndaj Veliajt, paraqitet në SPAK biznesmeni Elman Abule (VIDEO)

Biznesmeni Elman Abule, i cili njihet si mik i kryebashkiakut Erion Veliaj, është paraqitur sot në SPAK. 

Drupal Ad

Në dalje nga Prokuroria e Posaçme ai refuzoi të prononcohet për mediat lidhur me dëshminë.

Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bëri me dije: “Prej 40 minutash në SPAK ndodhet Elman Abule. Arsyeja pse është thirrur, është për shkak të procedimit penal nga SPAK, për korrupsion aktiv dhe pasiv, dhe pastrim parash, por jo vetëm. Interesi i SPAK është nëse ka pasur përfitime nga bashkia në aktivitetin e tij si ndërtues, dhe nëse ka pasur transaksione ekonomike në shkelje të ligjit. Konsiderohet një dëshmi kyçe kjo e Abules. Ekzaminimi i SPAK po vijon me ato prova dhe materiale që janë gjetur nga kontrollet dhe rekuperimi i të dhënave nga pajisjet telefonike të sekuestruara”.

Më herët në SPAK janë paraqitur edhe kryebashkiaku Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Më 27 dhjetor SPAK bëri me dije se ekzistojnë të dhëna konkrete për të paktën 4 vepra penale në lidhje me hetimin pasuror ndaj familjes "Veliaj".

Hetimet e prokuorëve Altin Dumani dhe Olsi Dado janë fokusuar te dyshimet se kryebashkiaku ka konsumuar elementë të veprës penale, duke përfituar përmes bizneseve të lidhura me familjarët e tij dhe biznesmenin Elman Abule. 

Në dhjetor të vitit të kaluar gjykata sekuestroi telefonin e bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe ushtroi kontroll në ambientet e qendrës “Harabel” dhe të “Nan Gallery”, të themeluara prej saj.

Pjesë e hetimeve ka qenë edhe kontrolli në një apartament dhe një vilë në pronësi të vëllait të kryebashkiakut, Arbër Veliaj, biznesin e tij “Gogel Shpk” dhe kompaninë “Rametal Shpk”, në pronësi të biznesmenit Abule.

Çfarë e lidh Veliajn me Abulen

SPAK ka kërkuar ushtrimin e kontrollit dhe për kompaninë e mikut të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Elman Abule.

Në një investigim të emisionit "Kronos" në MCN TV thuhet se biznesmeni  Abule rezulton të zotërojë në total 6 kompani në Shqipëri, kryesisht në fushën e përpunimit të metaleve, centraleve elektrike dhe ndërtimit. 

Nga bilancet e depozituara pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, duket sikur këto kompani qarkullojnë dhe xhirojnë paratë e njëra-tjetrës, por nuk rezultojnë me fitim. Shumica e tyre rezultojnë me humbje.

Ajo që lidh fijet, e shtetasit Elman Abule, me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, është kompania Fidalba, e themeluar që në vitin 2011, por që në vitet e para nuk ka ushtruar aktivitet, ndërsa më datën 10 janar 2024 firma në pronësi të shtetasit Elman Abule, është subjekti ndërtues dhe zhvillues për një pallat 7-katësh në zonën e Kombinatit në pronë të Keid Kalaja dhe Burgen Strati. 

Leja e ndërtimit në këtë lulishte për të ndërtuar pallat është dhënë nga kreu i bashkisë Tiranë Erion Veliaj, ndërsa më parë u kishte refuzuar kërkesën e banorëve të rrugës Llambi Bonata për të ndërtuar aty pallatin që do të shërbente për të strehuar familjet e dëmtuara nga tërmeti i nëntorit 2019 pas prishjes së banesave të tyre, me argumentin se toka kishte statusin e lulishtes. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy