Presidenti veteran i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, do të përballet në balotazh me ish-ministrin e Ekonomisë, Jakov Millatoviç, më 2 prill, pasi asnjëri prej shtatë kandidatëve në garën për president nuk kanë arritur të fitojnë 50 për qind të votave.
Lidhur me këtë aspekt Nikollë Camaj, kreu i Lidhjes Demokratike Shqiptare në Malin e Zi, tha për MCN live se Millatoviç është kandidati më i papërshtatshëm për Gjukanoviç por i përshtatshëm për rrjedhat demokratike në vend.
Sa i përket kandidatit të parë ish-presidentit Gjukanoviç nuk paraqiti ndonjë befasi porsa se i takon kandidatit të dytë, Milatoviç anketat kanë treguar një fije befasi. Grupi i tij politik ka shënuar një rezultat fantastik në zgjedhjet lokale në Podgoricë dhe faktikisht dhe votat që i takojë pjesën qendrore të Malit të Zi kanë sjellë fitoren dhe mundësitë që Milatoviç të jetë në balotazh me Gjykanoviç.
Sidoqëtëjetë është një kandidat më i papërshtatshëm për Gjykanoviç, por shpresojmë të jetë më i përshtatshëm për rrjedhat demokratikë në Mal të Zi.
Sipas Camaj, vota e pakicave, përshirë shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët do të përcaktojë fituesin, që në këtë rast ka të bëj me ndryshimin për të mirë në Mal të Zi.
Gjykanovic natyrisht se llogarit në fitore meqenëse numri dhe përqindja e daljes në zgjedhje ka qenë shumë e ulët dhe ai llogarit që në këtë fushatë për dy javë ai ti nxjerre në votime ata që nuk ishin.
Mirëpo në anën tjetër, të gjithë liderët opozitar kanë deklaruar mbrëmë se do të përkrahin Millatoviçin.
Kjo mbetet të shihet se a s’do ti dëgjojnë votuesit liderët e parë mbetet për tu parë, përvoja kanë dëshmuar se nuk e kanë respektuar çdo herë.
Sidoqëtëjetë Gjukanoviç mbet me shpresë se do të përkrahet nga votat e atyre që nuk kanë dal kurse Millatovic, pret përkrahjen e votuesve të kandidatëve të tjerë.
Sidoqëtë sillet puna, bindja është që vota e pakicën në Mal të zi, ajo e shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve, nëse është unike do të determinojë dhe përcaktoj fatin e presidentit të ardhshëm dhe duhet thënë se mendoj për pakicat ndoshta, të thuhet pro mendoj se pakicat janë ngopur me Gjukanoviç, ka mundësi të përcaktojmë për ndryshime për të mirë.



