Kampionati i 8-të Ballkanik i MMA në Tiranë, Rizaj: 60% e ndeshjeve të fituara nga Shqipëria (VIDEO)

Kampionati i 8-të Ballkanik i MMA në Tiranë, Rizaj: 60% e ndeshjeve të fituara nga Shqipëria (VIDEO)

Kampionati i 8-të Ballkanik i Arteve Marciale Mikse po zhvillohet në Tiranë dhe sot është dita e dytë e tij.

Gazetari Besmir Pula raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se që nga ora 10.00 e paradites së sotme në dy kafaze janë zhvilluar 40 ndeshje dhe në një pjesë e mirë e ndeshjeve janë fituar nga shqiptarët.

Drejtuesi i këtij kompeticioni Arjan Rizaj u shpreh i lumtur me organizimin e këtij aktiviteti, duke thënë se ky sport është me rregulla sigurie maksimale.

Sollëm edicionin e tetë të Kampionatit Ballkanik të Arteve Marciale Mikse. Deri tani janë organizuar mbi 40 ndeshje, ku kemi fitues nga Shqipëria në 60% të ndeshjeve.

Nga tetë kampionate, 4 janë zhvilluar në Shqipëri, pasi Shqipëria është lokacion i aksesueshëm dhe ne kemi bërë një punë shumë të mirë.

Kemi grupmosha të ndryshme që tek fëmijë, junior, senior, të gjitha kategoritë. Pasdite do jetë ceremonia e shpalljes së fituesve dhe medaljeve për tre vendet e para.

Ky sport ka popullaritet të madh dhe ky sport po bëhet më masiv. Ana teknike e këtij sporti është kombinimi i teknikave me duar, me këmbë dhe goditjet dhimbjepërçuese.

Ky kampionat kërkon që nga stafi mjekësor, forcat e sigurisë, policia e shtetit, ndërsa për vullnetarë jemi mbështetur te stafi.

Numri më i madh i pjesëmarrësve është nga Bullgaria, ndërsa Shqipëria është e dyta. Bullgaria ka buxhetin sa nuk e ka Federata Shqiptare e Futbollit.

Buxheti është i pamjaftueshëm, por edhe po të kesh buxhet, duhet të kesh grintë dhe vullnet.

Që t’i çojmë në evenimente ndërkombëtare ne duhet të kemi mbështetje dhe kërkojmë sa më shumë vëmendje nga institucionet, pasi nuk do i zhgënjejnë.

Një sportist i ri tha gjithashtu se ka dy vite që stërvitet për MMA.

E kam zgjedhur se duke parë video në internet më ka pëlqye shumë si sport dhe më shtyu ta provoja. Sot fitova përballë kundërshtarit bullgar.

Më pëlqen si sport se ka shumë kombinime, shqelma grushte.

Një tjetër sportist 15-vjeçar deklaroi se ky sport garanton disiplinë dhe të mban larg veseve.

Fitova sot ndeshjen në kategorinë 65 kile, kam nëntë muaj që stërvitem është disiplinë e gjitha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy