
Një ditë më parë, Agjencia Europiane e Barnave njoftoi se ka gjetur një lidhje mes vaksinës AstraZeneca dhe rasteve të mpiksjes së gjakut. Nga Italia, ku kjo lloj vaksine ka vëllimin më të madh, mjeku shqiptar, Albert Troci, tha se kjo gjetje do të ketë efekt në fushatën e vaksinimit. AstraZeneca do të vijojë të përdoret për moshat mbi 60 vjeç, por mjekët do të këshillojnë dozën e dytë vetëm për pacientët që kanë pasur zero efekte anëssore nga doza e parë.
Ne nduhet ta rikalibrojmë fushatën e vaksinimit me këtë vendim të fundit që mori EMA, që po ta shohim nga afër ajo nuk bëri një pengesë. EMA ka thënë që mund të ketë një lidhje me trompozën në një grup moshe të caktuar, por pa gjetur një lidhje se çfarë e shkakton si në tru ashtu, edhe në abdome. Këto raste janë shumë të rralla. Duke marë shkas nga këto të dhëna të fundit, EMA tregon se në momentin e vaksinimit, pacientëve duhet t’u sqarohet ky efekt anësor, edhe pse i rrallë. Pastaj duke parë vendimin, EMA mori një grup ekspertësh që merren me këtë proces se kush ishte shkaku. Ata panë një lidhje që ne e quajmë hollues gjaku dhe çojnë në këtë dhe e njëjta hipotezë është që mund të shkaktojë edhe vaksina. Shtetet kanë vendosur të sillen në mënyrë të ndryshme me vaksinën. Italia ka vendosur ta përdorë mbi 60-vjeçarët duke këshilluar të bëjnë dozën e dytë ata që nuk kanë pasur efekte ndaj të parës.



