Të zhveshur në temperatura të ulëta, policia serbe dëbon emigrantët nga kufiri me Maqedoninë e veriut

Të zhveshur në temperatura të ulëta, policia serbe dëbon emigrantët nga kufiri me Maqedoninë e veriut

Pamje shokuese vijnë nga kufiri i Serbisë me Maqedoninë e Veriut, ku sipas grupeve të të drejtave të njeriut burra të zhveshur dhe në temperatura shumë të ulëta detyrohen të kthehen nga kufiri serb në Maqedoninë e Veriut.

Videot janë dëshmi e përshkallëzimit të keqtrajtimit të emigrantëve në kufijtë europianë. Dy video të publikuara nga The Guardian që janë dërguar nga Legis, një OJQ e Maqedonisë së Veriut, tregojnë burrat gjysmë të zhveshur në një pjesë të rrugës afër kufirit Serbi-Maqedoni e Veriut.

Legis thotë se videot janë filmuar nga një vendas në afërsi të fshatit Lojanë, afër kufirit me Serbinë, dhe i janë dorëzuar më 10 shkurt.

OJQ-ja pretendon se incidenti ishte i dyti nga dy kundërpërgjigjet abuzive dhe "degraduese" gjatë një periudhe 24-orëshe, kur pretendon se më shumë se 50 njerëz u detyruan të zhvisheshin lakuriq nga autoritetet serbe përpara se të ktheheshin me forcë në Mqedoninë e Veriut.

Legis thotë se stafi i saj lokal më vonë arriti të bisedojë me burrat, të cilët e identifikuan veten si sirianë.

Jasmin Redjepi, president i Legis, tha se kthimet "shqetësuese dhe degraduese" erdhën menjëherë pas një samiti të bashkëpunimit kufitar BE-Serbi, që synonte forcimin e kufirit serb kundër operacioneve të kontrabandës me njerëz.

Këto incidente ndodhin kur BE përgatit kufizime për emigrantët në rrugë, dhe në këtë rast vetëm disa ditë pas një samiti të bashkëpunimit kufitar BE-Serbi. Më pas shohim ndikimin dhe pasojat e drejtpërdrejta”, tha Redjepi.

Edhe pse ka pasur raportime për zhveshjen e veshjeve të emigrantëve në kufijtë e tjerë evropianë, Redjepi thotë se kjo është hera e parë që raportohet në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Redjepi bëri thirrje për "një hetim nga zyrat e Ombudsmanit të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, dhe që monitoruesit e të drejtave të njeriut të lejohen të vëzhgojnë operacionet e policisë, duke siguruar që dhuna dhe dehumanizimi të mos vazhdojnë në errësirë".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy