Mbante pa leje armë zjarri automatik, arrestohet 20-vjeçari në Fier

Mbante pa leje armë zjarri automatik, arrestohet 20-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar një 20-vjeçar me iniciale E.H., pasi mbante pa leje një armë zjarri automatik.

Bëhet me dije se 20-vjeçari u kap në kodrat e liqenit të Kurjanit, dhe sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë armën e zjarrit.

Në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik PMSH dhe një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë: Roskovec, Fier/ Finalizohet operacioni policor i koduar "Liqeni", për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

Mbante pa leje armë zjarri automatik, si rezultat i inteligjencës informative, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik PMSH dhe një sasi municioni luftarak.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, bazuar në inteligjencën informative se një 20-vjeçar mbante armë zjarri automatik pa leje dhe qarkullonte në kodrat e liqenit të fshatit Kurjan, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Liqeni”.

Në kuadër të operacionit, u kap në kodrat e liqenit të Kurjanit, shtetasi E. H., 20 vjeç, banues në Roskovec, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë armën e zjarrit automatike PMSH, por nuk ka mundur dot pasi është kapur në flagrancë.

Shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll edhe në banesën e 20-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy