
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i japin Ukrainës 800 milionë dollarë shtesë ndihmë ushtarake. Një deklaratë e tillë u bë nga Presidenti amerikan, Joe Biden.
Në paketën e re të ndihmës ushtarake në Kiev janë përfshirë edhe dronët.
Me paketën e re po ofrojmë ndihmë të paprecedentë për Ukrainën. 800 milionët i shtohen 200 të tjerave të miratuara ditët e fundit, duke e çuar ndihmën e ditëve të fundit në një miliard dollarë. Ne do të mbajmë të lartë presionin mbi ekonominë ruse, me qëllim që Putin ta paguajë shtrenjtë. Ne jemi të përkushtuar të furnizojmë Ukrainën me armë, do të furnizojmë më shumë dronë dhe armë kundërajrore”.
Presidenti i SHBA Joe Biden falenderoi Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky për mesazhin e tij pasionant drejtuar Kongresit.
E dëgjova në rezidencën time private. Ishte bindës dhe ishte një fjalim kuptimplotë. Foli për një popull që ka treguar guxim dhe forcë të jashtëzakonshme përballë agresionit brutal. Guxim dhe forcë që kanë frymëzuar jo vetëm ukrainasit, por gjithë botën.
Lidhur me qytetarët që po mbahen në Mairupol, Biden i cilësoi si mizori, ndërsa paralajmëroi vendosmërinë që Putin të paguajë një çmim të lartë.



