Vlorë, gjenden 62 kg kanabis në një stan, arrestohet i moshuari (VIDEO)

Vlorë, gjenden 62 kg kanabis në një stan, arrestohet i moshuari (VIDEO)

Një sasi prej 62 kg kanabis u gjet në një stan në fshatin Lapardha të Vlorës. Lënda narkotike ishte fshehur në tre bidona plastikë. Policia ka vënë në pranga një 74-vjeçar me inicialet T.A., si dhe ka shpallur në kërkim dy 43-vjeçarë të tjerë.

Njoftimi i policisë

Më datë 10.05.2017, në vijim të zbatimit të masave të përcaktuara në "Planin e Veprimit", për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndeve narkotike, pas kontrollit të ushtruar në stanit e shtetasit T.A në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë, Policia e Vlorës ka konstatuar dhe sekuestruar një sasie me lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike ishte e vendosur në 3 bidona plastikë, të fshehura në territorit e këtij stani, e cila pas peshimit ka rezultuar me peshë totale prej 62 kilogramë.

Në lidhje me këtë ngjarje, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ka bërë të mundur kapjen në flagrancë të pronarit të stanit, si dhe ka shpallur në kërkim dy djemtë e tij :

1- T.A, 74 vjeç (arrestuar)
2- P. A., 43 vjeç (në kërkim)
3- B. A., 43 vjeç (në kërkim)
Po punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy