Rira: Kjo është qeverisje bolshevike, Rama sillet si despot

Rira: Kjo është qeverisje bolshevike, Rama sillet si despot

Ish-kryetarja e Bashkisë së Përrenjasit, Miranda Rira, e cilëson bolshevike qeverisjen e së majtës në Shqipëri. Në studion e lajmeve të MCN TV, Rira tha se qeveria e Ramës ka krijuar një kastë sociale në vend: atë të të paprekshmëve.

Këta sipas saj janë njerëzit që shkelin hapur ligjin dhe tolerohen, pasi janë klientë të qeverisë.

Po krijohen kasta sociale. Janë të paprekshmit, ata që mund të bëjnë gjithçka dhe të mos preken.

Kjo është një qeverisje bolshevike. Kryeministri sillet si despot, duke i trajtuar sipas interesave njerëz të ndryshëm. I përdorin këta njerëz për vota dhe u kthejnë nderin.

Duke u ndalur te aksioni kundër shtesave pa leje, Rira tha se ato janë ndërtuar me bekimin e autoriteteve vendore.

Në 4 vitet e mia në krye të një bashkie të vogël nuk ka ndodhur që një qytetar të ndërtojë një shtëpi pa leje. Ndodhte rrallë që kishte devijanca në ndërtim. Me ligjin e vitit 2015, çdo gjë që ishte me llaç e tulla konsiderohej ndërtim pa leje.

Nuk ka shanse që një pallat 9-katësh të mbijë nga dheu dhe ti pasi e ke parë për vite me radhë të thuash që nuk e dija që dy kate janë pa leje.  Nuk ka shanse që ndërtime të tilla të bëhen pa dijeninë e kryetarit të bashkisë.

Janë truke që kryebashkiaku të mbulojë marrëveshjet underground që ata kanë. Për mua nuk ka qenë mister fare ai pallat. Para disa kohësh shkova vetë aty për të pyetur për çmimet.  

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy