Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën si pasojë e një shpërthimi që ndodhi të mërkurën në një fabrikë të prodhimit të produkteve farmaceutike në pronësi të kompanisë private Escientia, në shtetin Andhra Pradesh të Indisë jugore.
Shpërthimi ndodhi gjatë pushimit të drekës në kompaninë farmaceutike Escientia në Zonën e Posaçme Ekonomike Atchutapuram.
Zyrtarët policorë thanë se numri i të vdekurve mund të rritet pasi gjendja e disa prej të plagosurve ishte kritike.
Në total rreth 300 punonjës ishin të pranishëm në fabrikë në momentin e shpërthimit.
VIDEO | Visuals from outside a chemical factory in the Special Economic Zone in the Rambilli Mandal of Andhra Pradesh's Anakapalle, where a blast left several workers injured earlier today. pic.twitter.com/dQ6YpOTnuu
— Press Trust of India (@PTI_News) August 21, 2024



