Zgjedhjet/ Mark Marku: Ata që kërkojnë dorëheqjen e Bashës, janë shërbyes të Edi Ramës!

Zgjedhjet/ Mark Marku: Ata që kërkojnë dorëheqjen e Bashës, janë shërbyes të Edi Ramës!

Në mbledhjen e zhvilluar sot nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha me deputetët dhe kandidatët jo fitues të Partisë Demokratike, Mark Marku ka kërkuar nisjen e protestave. Sipas tij duhet të lihen mënjanë procedurat dhe të nisin protestat, duke theksuar se ka ardhur koha që të tregojnë si mbrohet vota.

“Protestat mbeten alternative. Do të luftojmë këdo, në rrugë, në Parlament. Ata që kërkojnë dorëheqjen e Bashës janë shërbyes të Edi Ramës. Nuk do t’i njohim zgjedhjet, por do të jemi në Parlament”, është shprehur Marku.

Mbledhja në selinë blu ka zgjatur më shumë se një orë. Ky takim duket se ishte orientues, ku Basha i ka udhëzuar demokratët sesi duhet të vijonë. Kryedemokrati ka kërkuar prej tyre që të vijojnë punën me të njëjtin ritëm për të mbledhur prova në mënyrë që të faktojnë masakrën zgjedhore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy