Moti i keq në Itali krijon situatë kritike në disa zona, shënohet viktima e parë

Moti i keq në Itali krijon situatë kritike në disa zona, shënohet viktima e parë

Italia është përfshirë nga moti i keq, i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Mbi 80 milimetra shi ranë në Emilia-Romagna në 4 orë, duke përmbytur një pjesë të madhe të qytetit të Bolonjës dhe zonën përreth.

Mediat fqinje raportojnë se nga përmbytjet janë prekur edhe Ravena Modena, Reggio Emilia dhe shiu e bëri situatën kritike në të gjitha rrugët e Apenineve. Një veturë në Pianoro u godit nga një valë përmbytjeje, gjë që rezultoi fatale për një 20-vjeçar.

Dhe ndërsa presidentja në detyrë e Rajonit, Irene Priolo fton njerëzit të ndjekin udhëzimet e kryetarëve të bashkive, veçanërisht në lidhje me rrugët e pakalueshme dhe evakuimet nga katet e sipërme të ndërtesave, kryetari i bashkisë së Bolonjës, Matteo Lepore ka këshilluar qytetarët përmes rrjeteve sociale që të mos dalin në rrugë dhe të mos përdorin makinat.

Në bazë të parashikimeve të disponueshme, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një paralajmërim të ri për kushte të pafavorshme moti i cili parashikon që reshjet të vazhdojnë në Campania, Pulia, Basilicata dhe Kalabria.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy