“E bukura e Mirditës”, klipi i ri nga Renaldo Mesuli: Një këngë jo vetëm për vajzat por për bukuritë e jetës dhe të familjes

“E bukura e Mirditës”, klipi i ri nga Renaldo Mesuli: Një këngë jo vetëm për vajzat por për bukuritë e jetës dhe të familjes

Këngëtari Renaldo Mesuli nga Mirdita prezantoi për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, klipin e tij më të ri të titulluar “E bukura e Mirditës”.

 

Drupal Ad

 

 

 

Mesuli thotë se kjo këngë që mori shumë klikime në TikTok, vjen kushtuar jo vetëm femrës mirditore, por në përgjithësi bukurisë së jetës, familjes dhe traditës në përgjithësi.

Kënga mori klikime në tikTok për energjinë që përcjell kënga, mesazhi që përcjell. Nuk është thjesht e bukura e Mirditës në një këndvështrim. Duke qenë se jam mirditor vet por është bërë për gocat e Mirditës, sepse shquhen për të bukurën, por për të ardhur për të bukurën, është vet e bukur nënë, tradita, familja, është e bukura shoqëria,

Kënga për çdo dasmë që do këndohet, çdo nuse, do jetë e dedikuar për këtë, do jetë njëjës.

Na ka shijuar kënga jashtë mase, kemi qenë si grup fenomenal, kemi ikur në Valbonë, ishte ideja të shfaqnim vlerat e bukura tradicionale dhe kombëtare që ti shfaqnin dhe me larg Mirditës, pavarësisht se ajo zonë ka kodra, pyje, male të shumta, por donim ta jepnin në një kënd më të gjerë.

Kemi vajte në Valbonë, 20 e ca persona, e bukura se bora nuk shkrim kurrë, ishte një kontrast mes verës e dimrit.

Gocat janë nga Mirdita, të Ansamblit Folklorik, kemi pasur shumë gjëra që na zbukuruan.

Te klipi shihet qartë se kush është e bukura, por janë yje të gjitha gocat dhe lum Mirdita që i ka.

Është kënaqësi të bësh një këngë të tillë, me tupanë, se thjesht do e mendosh se po bën një kënge që do kërcesh, të bën të vallëzosh, e kemi shijuar maksimalisht, që kur kemi nisur me kompozitorin Everest Ndrecën, e kishte menduar një refren pak të lartë.

Këngëtari mirditor, ka publikuar edhe një këngë baladë, për të cilën thotë se do ta përdor në dasmat që do të jetë i ftuar për të kënduar, si dhuratë për vallëzimin e parë të çifteve.

Kam publikuar edhe një këngë baladë, titullohet “Një mbiemër”, kanë një muaj e pak mes njëra tjetrës si diferencë kohore.

Kjo është një këngë që doja të kem më tepër si raportuar për veten time që shkoj në dasma për të kënduar. Atë do ta kenë si këngë vallëzimi të çiftit, si dhuratë të parë për ta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy