
Të festosh me miqtë në vigjiljen e ndërrimit të viteve është një kënaqësi e veçantë.
Mjeku Gerald Kola, trajnere fitnesi Ajsi Murati, këshilluesi i Mjekësisë holistike Nikola Ndoni dhe astrologia Denisa Shyle, ishin ndër të ftuarit top në listën e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, përgjatë një viti.

Ata përcollën urimet dhe përshëndetjet për një vit të mbarë dhe të suksesshëm.
Gerlad Kola:
2024 ka qenë më shumë punë sesa një gjë tjetër që mund të veçohet por që tani kam përshtypjen se për këtë njerëzit është bërë jetë e vrullshme thjesht po ikin ditët, vitet, nuk po mbajmë mend më asgjë.
Unë ju falënderoj për bashkëpunimin si emision dhe ju ecte mbarë viti i ardhëm.
Ajsi Murati:
Për mua ka qenë një vit mjaft i rëndësishëm, kam qenë e përkushtuar me klientët e mia.
Ju me jepni vetëm pozitivitet dhe më keni ndihmuar në promovim ju falënderoj nga zemra.
Festoj me familjen deri në 12, pastaj më shoqërinë, unë nuk pijë alkool sigurisht atë natë i konsumoj të gjitha, një natë në vit.
Denisa Shtyle:
2024 ka pasur ndryshime, kam ndryshuar shtet, erdha në Shqipëri të jetojë. Profesionin e ndryshova dhe e intensifikova më shumë, kam njohur shumë njerëz, të gjitha ndryshimet kanë qenë për të mira. Ishte pak i papritur për mua si vit, por jam e hapur ti sfidoja si vit, dhe i përballova.
Vjet ka qenë hera e parë që kam dal në tv, dhe keni arsye të veçantë në zemrën time, se ju keni qenë të parët që më keni ftuar.
Unë gatuaj ushqim, por bakllavanë e blej, edhe pse kam jetuar në Turqi. Gatuaj të gjitha llojet e mishrave.
Nikola Ndoni:
E para kam pasur përkushtim nga njerëzit dhe ju falënderojmë që na ftoni në emision që ti ndihmojmë njerëzit sa i përket shëndetit.
Në Gjermani kam mjaft miq dhe gjej edhe mjete të duhura për ta festuar për përditshmërinë,
Ka qenë një vit shumë impenjativ, ndoshta me përplasje por ajo që më ka mbushur zemrën, vërtet mirënjohja e njerëzve më ka gëzuar shumë.
Unë pijë verë dhe u uroj shëndet, gjelin e detit e konsumoj, mirëpo unë i festoj rëndshëm por ditët tjetër jam out, 24 orë pushim.



