
I ftuar në emisionin Skaner në MCNTV Sulejman Starova, ish-trajner i shumë ekipeve në Superligë, e mbështet Rejën kur thotë se nuk do të bëjë eksperiemnte në formacion për ndeshjen me Andorën. Sipas Starovës trajneri i Kombëtares duhet të bëjë më shumë përsa i përket futbollistëve të Superligës, të cilët shpesh nuk grumbullohen me preteksin se luajnë në Shqipëri.
“Unë nuk e kritikoj Rejën për futbollistët e grumbulluar, por nuk mjafton vetëm Bulku për të parë futbollistët e Superiores pavarësisht se nuk e ka lejuar pandemia. Ne atij i kërkojmë më të mirën dhe e kuptoj kur thotë se nuk do të bëjë ekspertimente. Mesazhi i Rejës është se do të fusë atë 11 që ka luajtur gjithmonë kohët e fundit,”-u shpreh Starova.



