Makina përplas motorin në Yzberisht, vdes motoristi

Makina përplas motorin në Yzberisht, vdes motoristi

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik, të ndodhur mesditën e sotme në Bulevardin e Ri në Yzberisht. Mësohet se një automjet është përplasur me një motor.

Drejtuesi i motorit F.A., rreth 45 vjeç, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, si pasojë e plagëve të marra.

Nga përplasja ka pësuar dëmtime edhe drejtuesja e automjetit që është përplasur motorin, E. M., 38 vjeçe. Ajo është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi “Migjeni”, janë përfshirë në aksident mjeti tip “Toyota” me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip “Opel” me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motorr me drejtues  F. A. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motorr shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy