Grupimi MEK ka paralajmëruar se vdekja e Presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi do të pasohet me kriza e rebelime nga të rinjtë brenda vendit.
Sipas lideres Marijam Rajavi, vdekja e Raisit është një goditje monumentale e strategjike për Ajatollahun Ali Khamenei.
Në një deklaratë, ajo thotë se gjithë karriera politike e Presidentit të ndjerë, ishte e shoqëruar nga mallkimet e nënave të viktimave që ai ka shkaktuar, sidomos me masakrën e të burgosurve politikë në vitin 1988.
Rajavi premtoi se beteja e opozitës iraniane do të vijojë deri në vendosjen e drejtësisë dhe përmbysjes së regjimit të Ajatollahut.



