Digjet një automjet me targa të Serbisë në Veri të Mitrovicës

Digjet një automjet me targa të Serbisë në Veri të Mitrovicës

Një automjet me targa të Serbisë është djegur të hënën pas mesnate në veri të Mitrovicës. Lajmi bëhet me dije për REL nga drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 02:05 të mëngjesit”, tha ai, duke shtuar se kanë nisur hetimet për ngjarjen. Nuk është hera e parë që digjen mjete me targa RKS, në pronësi të qytetarëve serbë që jetojnë atje.

Aktualisht, autoritetet e Kosovës janë duke zbatuar një plan tre fazësh përmes të cilit inkurajohen qytetarët në katër komunat veriore të vendit, që të riregjistrojnë veturat e tyre në targa RKS.

Faza e parë niste me qortime, e dyta me gjoba, dhe e treta parashikon vendosjen e disa targave provuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy