Gazetari Enes Molla tha në një raportim në MCN Live se polici i arrestuar gjatë mega-operacionit anti-drogë është Sajmir Hysa.
Molla bën me dije se polici nga Librazhdi kishte dijeni për persona që kryenin veprimtari kriminale në këtë qytet dhe nuk i arrestonte.
Gazetari vë në dukje se aktualisht janë 9 të arrestuar dhe 5 të shpallur në kërkim në qarkun e Elbasanit, por ky numër mund të rritet në orët në vijim.
Kanë rënë në pranga 9 persona dhe janë shpallur 5 të tjerë në kërkim. Mësojmë që polici Sajmir Hysa nga Librazhdi është arrestuar për shpërdorim detyre. Ai ishte i informuar që persona të caktuar në Librazhd kryenin aktivitete kriminale dhe s’bëri arrestimin e tyre. Deri më tani janë 9 të arrestuar, por mendohet që ky numër mund të vijojë akoma më shumë, ndërkohë që janë shpallur 5 persona në kërkim. Janë persona që kanë një skedë kriminale, që kanë arrestuar më parë dhe janë liruar. Nga 9 personat, ka edhe përdorues, por më së shumti janë ata që e tregtojnë, në Librazhd, Gramsh, Peqin. Operacioni është i shtrirë në të gjithë qarkun".



