“Nuk iu rinovohet më viza”/ Ambasada amerikane thirrje qytetarëve shqiptarë

“Nuk iu rinovohet më viza”/ Ambasada amerikane thirrje qytetarëve shqiptarë

Ambasada e shteteve të bashkuara në tiranë ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë që udhëtojnë me vizë turistike drejt SHBA-së për të lindur fëmijët atje, se mund të përballen me vështirësi në rinovimin e vizës së tyre në të ardhmen.

 

Sipas ambasadës, një pjesë e këtyre prindërve përdorin programin amerikan medicaid për të mbuluar shpenzimet e lindjes dhe kujdesit mjekësor, duke bërë që kostot të mbulohen nga taksapaguesit amerikanë.

 

"Njerëzit me viza turistike që udhëtojnë drejt shteteve të bashkuara për të lindur dhe përdorin programin medicaid për të mbuluar shpenzimet mjekësore, ia kalojnë këtë barrë taksapaguesve amerikanë. Për këtë arsye, ata mund të mos kenë të drejtë të rinovojnë vizën në të ardhmen", thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

Ambasada u ka bërë thirrje edhe më parë qytetarëve shqiptarë që të respektojnë kushtet e vizës me të cilën udhëtojnë dhe ta përdorin atë vetëm për qëllimin për të cilin është lëshuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy