Berisha përmend emra: Kriminelë elektoralë po përpiqen të blejnë vota në Durrës

Berisha përmend emra: Kriminelë elektoralë po përpiqen të blejnë vota në Durrës

Ish-kryeministri Sali Berisha u ndal sot në Durrës, ku i ftoi qytetarët të votojnë për kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka.

Berisha foli për “hijet e zeza” dhe kriminelë elektoralë kanë dalë nëpër qytet duke blerë vota. Sipas Berishës dy nga më të shquarit në këtë drejtim janë Ardi Çela dhe Roni Shqopa.

Unë e kuptoj që ka presion mbi ju, kriminelë elektoralë si hije të zeza qarkullojnë nëpër Durrës dhe qytete të tjera duke u përpjekur të blejnë të blejnë vota. Këtu në Durrës 2 më të shquarit janë Ardi Çela dhe një Roni Shqopa, që vendin e ka te Saimir Tahiri për atë që bënte e dini vetë ju e shtroi konvaleshencën në qendër të nisjes së skafeve të Saimirit me shokë. Unë e kuptoj që ka njerëz absolutisht sot që s’kanë kafshatën. Kjo është fatkeqësi. Por prapë e them, duhet të vendosni për ndryshimin se ju garantoj se ndryshimi është rruga e vetme për të zhdukur plotësisht mjerimin në këtë vend. Ne e kemi detyrim të madh ndaj këtyre fëmijëve, këtyre të rinjve që të krijojmë çdo kusht që të qëndrojnë në Shqipëri”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy