Smartfonët ndryshojnë trurin e fëmijëve

Smartfonët ndryshojnë trurin e fëmijëve

Koha e kaluar para ekraneve ndryshon trurin e fëmijëve. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në “Jama Pediatrics”. Hulumtimi shkencor bazohet në rezonancën e trurit.

Studiuesit e Spitalit të Fëmijëve në Cincinnati analizuan 47 djem dhe vajza të moshës 3 dhe 5 vjeç. Fëmijët iu nënshtruan një testi të vlerësimit të aftësive njohëse, si dhe një rezonance magnetike për të monitoruar të ashtuquajturën "lëndë e bardhë', pra ajo pjesë e trurit që garanton kalimin e saktë të informacionit midis zonave të ndryshme. Ndërsa prindërve të fëmijëve iu kërkua të plotësonin një pyetësor për orët e kaluara para ekranit dhe atë që ata shikonin gjatë asaj kohe.

"Rezultatet e larta në pyetësor lidhen direkt me një gjuhë më pak ekspresive, me një aftësi më të vogël për të emërtuar shpejt objektet dhe aftësi të ulëta të shkrimit - shkruajnë autorët. – Rezultatet e larta u vu re se shoqëroheshin me një integritet më të ulët të substancës e bardhë, në seksione që përfshijnë funksionet e gjuhës dhe të shkrim-leximit".

Ky studim është më i fundit në një seri alarmesh të lëshuara nga ekspertë mbi rreziqet e pajisjeve teknologjike, veçanërisht për djemtë. Autori kryesor, John Hutton, shprehet se nuk ka kohë minimale të sigurt, kur është fjala për smartfonët, tabletët dhe kompjuterat.

"Është e vështirë të thuhet se cila është mosha minimale ose koha më e përshtatshme. Motoja ime është zero akses në këto pajisje deri në moshën 3-vjeçare, kjo së paku bën të mundur që fëmijët të arrijnë në kopshët me një bazë solide në botën reale", thotë ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy