Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka kërkuar ditën e sotme një formulë ku “të gjithë të jenë fitues” lidhur me pakënaqësitë e krijuara në Mesdheun Lindor me Greqinë dhe Qipron.
Kjo kërkesë vjen në prag të samitit europian, ku do të diskutohet mbi çështjen e sanksioneve kundër Ankrasë.
“U bëj thirrje të gjithë fqinjëve dhe banorëve tanë të Mesdheut, në veçanti Greqisë, të mos e shohin këtë çështje si një lojë me shumë zero. Unë jam i bindur se mund të gjendet një formulë "të gjithë fitues" që ruan të drejtat e secilës palë” ka deklaruar Erdogan.
Sanksionet kundër Anksarasë do të diskutohen në datë 10 dhjetor në mbledhjen e samitit europian lidhur me kërkimet për gaz që do të kryen nga Turqia në Mesdheun Lindor në zonat detare të diskutuara me Greqinë dhe Qipron.
Bashkimi Europian ka dënuar aktet armiqësore të Turqisë lidhur me këtë çështje, ndërkohë që ka paralajmëruar sanksione ekonomike kundër Turqisë nëse në samit nuk arrihet një marrëveshje.
Një nga kushtet e Athinës për të marrë pjesë në negociata është ndërprerja e kërkimeve për gaz nga ana e Turqisë në zonat e diskutuara.



