Daci: Trump shënoi rezultat të fortë, me të zgjidhet çështja e Kosovës (VIDEO)

Daci: Trump shënoi rezultat të fortë, me të zgjidhet çështja e Kosovës (VIDEO)

Politologu Alban Daci, për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, deklaroi se sot Donald Trump ka përgjegjësi shtetërore pasi ka marrë dhe Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve me një rezultat të fortë.

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se dëshironte që të fitonte Kamala Harris, pasi Trump nuk është një njeri i paprovuar.

Por sa i takon ndikimit në Ballkan shprehet i bindur se do zgjidh çështjen e Kosovës.

Harris ka dhënë ndikim në kauza të rëndësishme, nuk u ndëshkua pse ishte një grua, por për faktin që qeverisja e dy viteve të fundit e Biden ishte shumë e paqartë në raport me qytetarët amerikanë dhe demokratët.

Trump ka qenë vazhdimisht në fushatë që nga momenti që ka humbur zgjedhjet.

Trump është një njeri interesant, pjesë e establishmentit amerikan që në vitin 1980. Sot zyrtarisht Trump nuk është më populist

Mbetem i idesë që konflikti i Ukrainës, do mbyllet prej vetë pasojave që ka lufta dhe rrezikut të përshkallëzimit me pasoja më të gjera se Ukraina dhe Rusia.

Trump është ndër faktorët më të rëndësishëm në këtë konflikt, qoftë për paratë dhe rolin që ka. Por nuk besoj se do të mbyllet shpejt.

Por konflikti në Lindjen e Mesme është i hershëm, nuk besoj se do e zgjidhë Trump. Mendoj se do të jenë përkrah Izraelit dhe jo Netanyahut.

Lidhet me faktin se Izraeli është kombi më pro-amerikan në Lindjen e Mesme.

Sa i përket NATO-s, nuk besoj se Trump do të bëjë daljen e Amerikës nga NATO, por mund të rrisë presionin ndaj aleatëve.

Lidhur me çështjet në Ballkan dhe ndikimin e zgjedhjes së Trump, e vetmja risi që do të jetë është se do të përfundojë çështja e Kosovës.

Besoj se do e mbyllë çështjen e Kosovës, Trump. Nuk e di se çfarë çmimi do paguajnë shqiptarët.

Ndërsa për opozitën shqiptare, marrëdhëniet e saj do të jenë edhe më të këqija me Trump nga sa i ka pasur me Biden.

Nuk besoj se kjo opozitë që kemi ne do të ndryshojë qëndrimet e SHBA, si për çështjen e non grata dhe luftën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy