
Kreu i Kuvendit të Kosovës dhe një prej figurave më të rëndësishme të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka udhëtuar drejt Hagës.
Konjufca të premten ka mbërritur atje, ndërsa sot pritet që të takohet me ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Gjykatën Speciale.
Konjufca do t’i takojë të gjithë ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.
Para nisjes për Hagë, në një intervistë për Kosovapress, kreu i Kuvendit të Kosovës ka thënë se Kosova është e shqetësuar me procesin që po zhvillohet atje, e që shqetësimet ndërlidhen me të drejtat e njeriut.



