IGJEUM: Lumenjtë do të kenë prurje të larta

IGJEUM: Lumenjtë do të kenë prurje të larta

Niveli i ujit në lumenjtë Drin e Buna, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit do të vazhdojnë të jenë të larta, por me probleme lokale të përmbytjeve. Lumenjtë e tjerë do të vazhdojnë të kenë prurje të larta por nuk priten probleme nga përmbytjet.

Intensiteti i lartë në veri-perëndim të vendit, sipas IGJEUM mund të krijojë akoma probleme lokale me përrenjtë dhe lumenjtë e vegjël, përmbytjet urbane dhe rrëshqitje të dherave kryesisht përgjatë datave 10 dhe 11 Janar 2021.

RESHJET  

Sot pasdite (e shtunë, dt. 09) dhe nesër (e diel, dt. 10) priten reshje intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë dhe Durrës dhe në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë deri lokalisht shumë intensive. Në qarqet Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në veri dhe lindje në lartësitë mbi 600m reshjet do të jenë në formë bore.

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt. 10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 12 / 20 °C, në vendet e ulëta: 8 / 17 °C, në vendet malore: 0 / 13 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 09) dhe nesër (e diel, dt. 10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy