
A ka dështuar Ministria e Turizmit dhe Mjedisit me heqjen e qeseve plastike është pyetja që ngre secili nga ne, teksa në makete dhe tregje në vend ende përdoren qeset plastike. Ekspertja e mjedisit, Ornela Shoshi, vlerëson se shoqëria shqiptare ende nuk është vetëdijesuar përkitazi me dëmin shëndetësor dhe mjedisor që sjell plastika. "Shoqëria nuk e ka kuptuar ende dëmin që bëhet që shkaktohet në mjedis nga plastika, duke përfshirë edhe qeset dhe çdo masë apo iniciativë që merret nga qeveria e sheh si një sulm ndaj tyre, pra përfundon që çdo individ mendon në interesin e tij të ngushtë që kur të shkoj të bëj pazar të përdor qeset apo një tregtari i duket se i stopon shitjen e produkteve. Shoqëria jonë nuk është ende e ndërgjegjësuat sa i takon çështjeve mjedisore, përfshirë edhe mbetjet. Ekspertja e mjedisit Shoshi, thotë se përsa më lartë, qeveria ka marrë vendim që tashmë ne supermarkete të shiten vetëm qese e mbi 35 mikron, të njohura si qese të trasha. "Legjislacioni përcakton se duhet të përdoren dhe të shiten vetëm qeset që nuk duhet të jenë më pak se 35 mikron, pra qese të trasha. Ato mund të përdoren dhe ta ripërdorim në shtëpi më pas për mbetjet që gjenerojmë në familjet tona kurse qeste e vogla nuk kanë më mundësi përdorimi dhe kthehen në mbetje dhe përfundojnë në natyre, kurse të trashat mund të kenë mundësi riciklimi. Ndaj qeveria ka marrë vendim që në supermakete të shiten qese mbi 35 mikron".



