“Meta ish-sigurims”/ Nesho: Fabrikim, Rama e sheh si kundërshtar serioz! Nuk ka konkurrencë me Berishën

“Meta ish-sigurims”/ Nesho: Fabrikim, Rama e sheh si kundërshtar serioz! Nuk ka konkurrencë me Berishën

Diplomati Agim Nesho, aktualisht zëvendëskryetar i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, kërkesën e Autoritetit të Dosjeve për ndryshimit të ligjit për të drejtën e informimit, pasi Ilir Meta akuzohet si bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit, është diçka e turpshme.

Duke folur për MCN TV, ai tha se flitet për një personalitet si Meta, i cili që në fillim të herës ka qenë përfaqësues i lëvizjes demokratike, mbajtës i posteve të rëndësishme.

Sipas tij, gjithë kjo maskaradë tregon se pushteti është përballë një krize të thellë që nga abuzimet me fondet e popullit me inceneratorët, duke e cilësuar edhe si një nga strategjitë e Edi Ramës, për të justifikuar manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit për të mbajtur me zor një pushtet të korruptuar.

Sipas tij, ky skenar është vazhdimësi e një skenari të rrezikshëm që gjithnjë e më tepër e largon vendin nga rruga demokratike.

Tani përdoret një email i fabrikuar për tu marrë me kryetarin Partisë së Lirisë, i cili shikohet si kundërshtar tepër serioz, i cili kërkon të kthejë legjitimitetin në duart e shqiptarëve, i një pushteti që është i kapur.

Në momente të tilla mund të përdoren edhe fakte që mund të vënë në diskutim, seriozitetin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Ata e kishin zotin Meta si Kryeministër si kryetar Parlamenti dhe President.

Ka qenë i certifikuar, inskenohet një ngjarje e tillë, po të ishte i kompromentuar, Rama do e përdorte, kur ai qëndroi në mbrojtje të Kushtetutës. Zakonisht fuqi të tilla autokratike manipulojnë faktet.

Pas daljes së letrës që Autoriteti i Dosjeve dërgoi në Kuvend kanë reaguar edhe përfaqësues të partive aleate të PD, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda ku shprehen se ka ardhur koha që politika të pastrohet nga njerëz me të kaluar të errët, Nesho deklaroi se të gjithë janë të lirë të kenë mendimet e tyre,  por opozita është realitet i pathyeshëm.

Nuk shantazhohet dot opozita, kur shteti shqiptar vuan nga kapja e klikës. Që nga momenti që ka përvetësuar paratë e një populli. Këto fabrikime të politikës janë jo vetëm të ulëta, por tregojnë krizë të thellë të qeverisë.

Që në vend ti hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe vendimmarrjes popullore siç kërkon Partia e Lirisë, kërkon me zor të mbajë një pushtet të korruptuar i cili gjeneron vetëm të ardhura por jo perspektivë.

Lidhur me angazhimin në jetën politike te Partia e Lirisë në krah të Ilir Metës, deklaroi se kjo lëvizje vjen si përgjegjësi qytetare në momente të caktuar kur shihet se është prishur kontrata për perspektivën e Shqipërisë, për përparimin qytetarëve dhe ka degraduar pushteti drejt një makutërie për përvetësimin e vlerave monetare që nga korrupsioni kalohet në vjedhje të hapur.

Këtu janë shkelmuar principet kryesore që mbajnë sistemin demokratik. Çdo njeri të pozicionohet të marrë një qëndrim në rikthimin e të drejtës që ka ky popull për të rivendosur themelet e demokracisë.

Kjo bëri që të pozicionohem deri sa kriza të zgjidhet dhe Shqipëria të kthehet në identitetin e saj. Këtu vihet në balancë e ardhmja e Shqipërisë, që nuk ka të bëjë me funksionimin e partive, por me të ardhmen e të gjithëve ne që të mos lejojmë që kontrata politike e shkelur në mënyrë të njëanshme të marrë fund sa më parë dhe demokracia të kthehet në Shqipëri.

Meta është një nga liderët e opozitës, kemi partinë më të madhe Demokratike, por lëvizja që ka marrë zoti Meta, është e legjitimuar nga populli i 2 marsit, kur njerëzit vendosën të mbështesin Presidentin Meta, për të mbrojtur Kushtetutën.

Kemi të bëjmë me një situatë ekzistenciale për të ardhmen e Shqipërisë dhe vetë zoti Meta, me karakteristikat e vendosur për të mbrojtur Kushtetutën, e ka konfirmuar veten si lider me lëvizjen popullore të 2 marsit.

Kjo nuk është garë mes opozitës, opozita është e vendosur për të krijuar një front të gjerë, ashtu si një lufte pa kompromis ndaj korrupsionit dhe vjedhjet masive. Ka kompromis për vendosjen e demokracisë dhe themelet e shtetit ligjor.

Kjo është lëvizje me përmasa të mëdha për ta konsoliduar Shqipërinë në politika pro-perëndimore dhe nuk është lëvizje sovraniste që mbështetet në nacionalizëm të krijuar nga problematikat.

I pyetur nëse Partia e Lirisë kërkon të marrë elektorat të djathtë dhe nëse Ilir Meta konkurron përballë Sali Berishës, ai foli për takime të vazhdueshme mes tyre, duke përmendur se janë dakord me principet kryesore të demokracisë.

Fronti i bashkuar është dhe funksionon në bazë të ideve dhe jo kontakte. Nuk është çështje ndarje pushteti, nuk ka konkurrencë, ka vetëm bashkim dhe konkurrim se kush do të vazhdojë në mënyrë konseguente luftën kundër këtij korrupsioni që e ka zënë për fyti veprimtarinë e shtetit shqiptar. Këtu nuk ka të bëjë me veprimtarinë e partive politike.

Partia e Lirisë synon që të angazhojë klasën intelektuale që ka mosbesimin e tanishëm, të gjitha këto janë tejkaluar, Shqipëria është para një rreziku më të madh dhe kjo i bashkon opozitën.

Luftë kundër korrupsionit, klientelizmit, fenomenet që po e largojnë nga e ardhmja perëndimore, po sensibilizon shqiptarët dhe populli po refuzon qeverisjen e cila nuk ka kurajon të bashkohet me popullin. Kemi një qeveri që zvarritet për përfitime personale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy