Vrasja e Ulqinakut në Elbasan, pamjet filmike çojnë në identifikimin e autorit

Vrasja e Ulqinakut në Elbasan, pamjet filmike çojnë në identifikimin e autorit

Për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Elbasan ku u vra 33-Madrit Ulqinaku, policia e Elbasanit ka arritur të dokumentojë me prova shkencore dhe me pamje filmike autorësinë dhe identifikimin e autorit i cili qëlloi në drejtim të Madrit Ulqinakut.  

Korrespodenti i MCN raporton se autori është identifikuar si Horgito Peqini 18 vjeç i cili ka qëlluar mbas shpine me pistoletë viktimën.

Ndërkohë policia e Elbasanit ka arrestuar 18-vjeçarin Ejden Dinon dhe ka shpallur në kërkim 33-vjeçarin Klaudjan Safullin.

Sipas hetimit të policisë Elbasan këta tre persona janë konfliktuar me viktimën Madrit Ulqinaku dhe pas debatit autori i identifikuar si Horgito Peqini 18 vjeç ka marrë armën në makinë dhe e ka qëlluar pas shpine, duke e lënë të vdekur në vend.

Nga hetimet policore, grupi hetimor bazuar dhe në prova shkencore dhe në pamje filmike rezulton se ngjarja i ngjason një konflikti të çastit por hetimet do të vijojnë deri në zbardhjen e plot të ngjarjes.

Policia e Elbasanit dhe grupi hetimor mendon se së shpejti do të kenë arritur të arrestojnë dhe dy personat e shpallur në kërkim pasi mund të kenë rënë dhe në gjurmët e tyre, ku në orët në vijim mund të ketë rezultat në kapjen e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy