Lavrov reagon pas paralajmërimit të Biden se Rusia do nisë luftë

Lavrov reagon pas paralajmërimit të Biden se Rusia do nisë luftë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të premten se Moska nuk dëshiron luftë me Ukrainën dhe foli pozitivisht për propozimet e sigurisë të marra nga Shtetet e Bashkuara.

Propozimet e SHBA-së ishin më të mira se propozimet e marra nga NATO-ja, tha Lavrov, i cili tha se priste të takohet me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken në dy javët e ardhshme.

Lavrov tha se presidenti Vladimir Putin do të vendosë se si t'i përgjigjet propozimeve.

Kujtojmë se më herët, të enjten, presidenti i SHBA-ve Joe Biden paralajmëroi se ekziston një "mundësi" që Rusia të pushtojë Ukrainën muajin e ardhshëm.

Grumbullimi i dhjetëra mijëra trupave ruse në kufijtë e Ukrainës në javët e fundit ka ngjallur frikën e një pushtimi. Rusia mohon se po planifikon një sulm.

Presidenti amerikan mësohet se dha paralajmërimin në një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të enjten.

Presidenti Biden tha se ekziston një mundësi e qartë që rusët mund të pushtojnë Ukrainën në shkurt. Këtë e ka thënë publikisht dhe për këtë kemi paralajmëruar me muaj të tërë”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Emily Horne.

Gjatë bisedës së tyre, Presidenti Biden "ripohoi gatishmërinë e Shteteve të Bashkuara së bashku me aleatët dhe partnerët e saj për t'u përgjigjur me vendosmëri nëse Rusia pushton më tej Ukrainën", thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Zelensky tha se ata "diskutuan përpjekjet e fundit diplomatike për de-përshkallëzimin dhe ranë dakord për veprime të përbashkëta për të ardhmen".

Axios, duke cituar burime të paidentifikuara, sugjeroi që të dy nuk ishin dakord se sa i menjëhershëm ishte kërcënimi. Disa ekspertë ushtarakë sugjerojnë se Rusia mund të presë që toka në Ukrainë të ngrijë në mënyrë që ata të mund të lëvizin me pajisje të rënda.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy